Lajme

Ditët e pushimit lënë pensionistët pa pensionin e tyre

Në disa qytete të Shqipërisë pensionistët janë ankuar për mosdaljen e pensionit të tyre. Data e marrjes së pensioneve për ata që i marrin në bankë është data 20 e çdo muaji, por duke qenë se kjo datë rastisi ditë e dielë, kurse Kryeministri Rama datat 21 dhe 22 mars i vendosi ditë pushimi, edhe sot ku data shënon 23 ata nuk i kanë marrë pensionet e tyre.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president

Pensionistët fajsojnë ditët pushim tepër të gjata të vendosura prej Kryeministrit. Zgjidhja, siç thonë edhe ata, do të ishte nëse pensionet e tyre do të kishin dalë paraprakisht; kjo është diçka që qeveria dhe organet përkatëse duhet ta mendonin , në mënyrë që mos hasinin vështirësi në menaxhim dhe në shkaktimin e vonesave.

Ata vënë në dukje se përveç pensionit të ulët u duhet të durojnë edhe vonesat e pajusitifikueshme, që burojnë nga keqmenaxhimi.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *