Lajme

Ditë zie sot në Kosovë në nderim të Madeleine Albright-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka shpallur ditën e premte, ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares amerikane të Shtetit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta të mërkurën. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë presidentja Osmani.

Lexo më shumë  FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë

Me vendim të presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *