Dita nis me shi, përmirësohet në vijim, temperatura deri në 0°C
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Duke nisur nga dreka dhe pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Rruga Press