Lajme

‘Dita ndërkombëtare’, ministri Krasniqi uron komunitetin rom

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre.

Krasniqi ka thënë se kultura rome është vlerë e veçantë kulturore.

Ministri ka përkujtuar figurat emblematike ndër rom qe kanë qenë pjesë e rëndësishme e shtetit.

“Bahtalo Romano Dive!”, është shprehur ministri Krasniqi.

Lexo më shumë  44 vite nga demonstratat e studentëve të Kosovës që tronditën ish-Jugosllavinë

Postimi i plotë i ministrit Kasniqi në Facebook:

Për të gjithë miqtë e mi nga komuniteti Rom

Kultura rome është vlerë e veçantë kulturore, ashtu siç është kontributi historik i këtij komuniteti i cili simbolizon përpjekjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt një jete më të mirë.

Në ditën e tyre, jemi bashkë, duke përkujtuar figurat emblematike të cilët ishin pjesë e rëndësishme e shtetit tonë.

Lexo më shumë  Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Bahtalo Romano Dive!

Rruga Press

YouTube player