Lajme

Dita Ndërkombëtare e Radios, IMK: Rrjetet sociale po dëmtojnë radiostacionet lokale

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, Instituti i Mediave në Kosovë, organizoi konferencë për media me temën “Efekti i mediave sociale në radio”.

Kryetari i Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu tha se transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e medies në gjithë botën, përfshirë edhe mediet lokale në Kosovë, e në veçanti radiot.

Ai shtoi se rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacionet lokale, pasi që sipas tij interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël.

Veliu potencoi se radiot të vetmin shpëtim mund ta gjejnë përmes integrimit në rrjetet sociale, por që shtoi se edhe kjo formë lidhjeje, sipas tij, kërkon investime në platformën e këtyre rrjeteve.

Lexo më shumë  Ambasadori Ajeti takon kryeministrin e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

Ministri Krasniqi nis vizitën në SHBA, në DASh pritet nga Paul PfeifferNdërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi tha se për shkak të hegjemonisë së platformave digjitale, trendi e ka sfiduar radion në kuptimin e mundësive financiare për jetesë më të mirë.

Ai shtoi se mendimi i një producenti që audienca do të informohet nga radio, do të dërgojë atë në një dështim, për çka shtoi se një përpjekje serioze për përshtatje i jep mundësi të mira radios.

Lexo më shumë  Ministri Murati: 5 milionë euro grant për rrjetin energjetik

Ai theksoi se radiot hasin në vështirësi për shkak se impakti i digjitalizimit është gjithëpërfshirës.

Ndërsa, gazetari Gazmend Syla derisa foli për efektet e medias sociale në radio tha se ajo se çfarë ofron dhe përmban një radio ka shumë rëndësi nësë ajo do të dëgjohet dhe pëlqehet nga audienca.

Ai u shpreh optimist që radioja do të ketë të ardhme, për çka përmendi Podcastët si mundësi të mirë të përshtatjes së radios me digjitalizmin.

YouTube player