Lajme

Dita më e ftohtë! ACAR në Shqipëri, temperaturat deri në -15 °C (HARTA LIVE)

Dita e sotme është më e ftohta e kësaj jave dhe e muajt Janar. Ishte paralajmëruar që e marta do të ishte me temperatura minus në zonat malore. Dita do të jetë kryesisht e kthjellët dhe e ftohtë mirëpo në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të jenë të pranishme ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rruga Press

YouTube player