Lajme

Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada e SHBA: Jemi në krahun tuaj drejt rrugës evropiane

Në Ditën kombëtare të Rinisë, ambasada amerikane në Tiranë, teksa ka kujtuar 8 dhjetorin e 32 viteve më parë, shprehet me nderim për “guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre”.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane jep mesazhin se të rinjtë sot “vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Postimi i plotë:

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.

Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *