KryesoreLajme

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani: Gëzuar 4 Korrikun, çdo kapitull i Kosovës mban vulën e Amerikës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë nga siç tha ajo populli më pro amerikan në botë.

Osmani në një postim në Facebook duke uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë ka ndarë një video në të cilën është një pjesë e fjalimit të saj në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, raporton Telegrafi.

Lexo më shumë  Shpërthen skandali në NATO, kontraktori izraelit i Edi Ramës pezullohet për korrupsion; lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Pjesë të shkëputura nga fjalimi i presidentes.

Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e Kosovës

Ne e dimë kush janë miqtë tanë

Ne e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësi

Dhe nuk do ta harrojmë kurrë

Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës

Jo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë.

Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë

Çdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së.

Lexo më shumë  Matoshi sqaron çështjen e veteranëve: “Përjashtimi ndodhi në kohën e PDK-LDK, jo me Kurtin”
YouTube player