Lajme

Dita Botërore e Shëndetit, Vitia thotë se po punohet që të gjithë pacientët të kenë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore

Në Shënim të Ditës Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik organizuan konferencë me temë “”Shëndeti im, e drejta ime”.

Edhe në këtë ditë sistemi shëndetësorë po përballet me sfida të ndryshme, pacientët me mungesë të barnave e shumë shërbimeve shëndetësore, e punëtorët shëndetësorë vazhdojnë të mbajnë barrën e ofrimit të shërbimeve për të gjithë pacientët, përkundër që janë të pakët në numër.

Përkundër sfidave, nga Ministria e Shëndetësisë u tha se po punohet që të gjithë pacientët të kenë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, e trajtim të dinjitetshëm.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Dita Botërore e Shëndetit është me rëndësi për të ritheksuar misionin tonë të veçantë që shëndetin ta trajtojmë si një temë themelore për të gjithë. Pandemia të gjithëve na tregoi se sa i rëndësishëm është shëndeti dhe sa fragjil jemi karshi sfidave dhe vetëm falë punës së personelit shëndetësorë arritëm ta kalojmë këtë sfidë. Përkundër të arriturave të mëdha në shëndetësi në mbarë botën, e drejta për shëndetin e gjithë njerëzve rrezikohet nga sëmundjet infektive, malinje, ndotjeve e emergjencave tjera shëndetësore. Përkundër kësaj, ne të gjithë kemi përgjegjësinë për organizim të mirë për të përmbushur synimet tona që lidhen me përparimin e shëndetit përmes hartimit të ligjit dhe krijimit të lehtësirave për informim për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton RTKlive.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Ndërsa, edhe i pari i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se po punohet për të pasur qasje dhe trajtim të dinjitetshëm për pacientët.

Në vazhdën e rezultateve ai përmendi edhe programin e imunizimit. Ndërkaq, gjatë konferencës u ngrit edhe nevoja për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player