Art & Kulturë

Dita Botërore e Fotografisë, edhe 185 vite më parë mendohej për fokusin e aparatit

Në vitin 1837, Loiuse Daguerre thuajse solli një model inovativ të fotografisë. Shpikja u prezantua si një dhuratë e çmuar për botën dhe u patentua menjëherë nga qeveria franceze. 19 gushti nga ajo ditë njihet si Dita Ndërkombëtare e Fotografisë.

Fotografia i ka fillimet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si ”dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë do të njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i “ngrijnë” momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, që përfshin fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve, që ruhen në Shkodër.

Rruga Press

Lexo më shumë  129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *