KryesoreLajme

Dita 46 e protestës/ “Të rinjtë na hoqën frikën!” – Protestuesi i revoltuar : Rama me deputetët e tij na quajnë korba e sorra, por ata janë një çetë hajdutësh!

Rezistenca popullore ka mbërritur në ditën e saj të 46-të, ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh shprehen më të vendosur se kurrë për të mos u tërhequr.

Një prej protestuesve ka marrë fjalën duke vlerësuar rolin kyç të rinisë në këtë qëndresë të gjatë dhe duke lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama për gjuhën e përdorur ndaj qytetarëve.

Lexo më shumë  Kurti në takimin me Pierce flet për dënimet në Hagë: Procesi nuk ka përfunduar, presim që në Apel të adresohen padrejtësitë

“Të rinjtë na kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë,” u shpreh ai, duke vënë theksin te guximi i brezit të ri që ka udhëhequr revoltën.

Më tej, protestuesi nuk i ka kursyer sulmet e ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe mazhorancës, duke i akuzuar për arrogancë dhe fyerje ndaj popullit të vet.

“Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba, sorra, e të tjerë. Ai dhe qeveria e tij janë një çetë hajdutësh dhe të ngordhur,” deklaroi i revoltuar qytetari.

Lexo më shumë  “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ Media italiane ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit

Rruga Press

YouTube player