Lajme

Dita 21! Zjarri në Majën e Rrunës, vijon puna e helikopterit në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave. ARRESTOHEN 2 piromanë, 3 nën hetim, mes tyre një grua

Prej 21 ditësh në Shqipëri vijojnë zjarret. Sot vatrat më aktive janë në Majën e Rrunës, Lakun e Thive dhe Laku i Mollave, aty ku po vijon puna për shuarjen e zjarrit me helikopter.

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet. Ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët.

Policia ka nisur arrestimin, procedimin dhe kërkimin e personave që i kanë vendosur zjarrin qëllimisht sipërfaqeve pyjore.

3 persona do të vihen para përgjegjësisë për ndezjen e disa vatrave zjarri në Lezhë dhe Mirditë. Policia ka arrestuar 66-vjeçarin Preng Luçia, banues në fshatin Gjakëz, Mirditë, i cili ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz.

Lexo më shumë  Kusari-Lila dhe ambasadori italian diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

Edhe për një vatër zjarri në Lezhë është arrestuar një 52-vjeçar Petrit Leka, banues në Zejmen, i cili pasi dogji disa mbeturina, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit i cili rrezikonte disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot.

Gjithashtu, po hetohet në gjendje të lirë Gjyste Vata, 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë. Pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre, Lezhë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë

Edhe në Gjirokastër janë vënë nën hetim dy persona për dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në zonë e Dropullit dhe të fshatit Memaliaj. Bëhet fjalë për Vasil Omiro dhe Muharrem Beqiri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *