Lajme

Dita 104 e protestës/“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

Ka nisur protesta e 104 edhe këtë mbrëmje në 11 shtator.

Një nga protestuesit nga Sheshi Skënderbej deklaroi se ka një pension 200 mijë lekë dhe se me kaq nuk jetohet.

Sipas tij, sikur mos mjaftonte pensioni shumë i ulët, ka bërë dhe operacione se është sëmurë, dhe ato i ka bërë jashtë, sepse këtu shëndetësia është kryekëput e korruptuar.

Lexo më shumë  Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten në Shqipëri nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Protestuesi: Marr 200 mijë lekë pension, jam dhe i sëmurë. Çfarë bese më jep ky mua, kur unë dhe operacionet e mia i kam bërë në Greqi? Kjo kastë politike duhet zhdukur. Të rinjtë duhet të çohen, të mos intimidohen nga këta njerëz që nuk dinë gjë tjetër, përpos se të vjedhin.

Çfarë bese do ky, unë fëmijët i kam jashtë, këtu ka mbaruar çdo gjë. Ta heqim nga pushteti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dita e 103 e protestës - Oshëtin bulevardi në Tiranë: Arrestoni Ballukun! Rama jep dorëheqjen!
YouTube player