Sport

Distria në finale të Grand Slamit të Tbilisit

Distria Krasniqi po e vazhdon rrugën drejt majës në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo. Kampionia olimpike sot po garon në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji. Dhe deri më tani ka pasur një ditë shumë të suksesshme.

Xhudistja pejane tashmë është në finale të kategorisë deri 52 kilogramë.

Distria ishte bartësja e tretë, ndërsa në gjysmëfinale e kaloi bartësen e dytë, francezen Astride Gneto.

Në finale do të takohet me bartësen e parë, hungarezen Reka Pupp.

Distria e nisi ditën me fitore ndaj brazilianes Maria Taba. Më pas e mposhti holandezen Naomi Van Krevel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *