Distria Krasniqi pas sukseseve këtë vit: Ndjenjë shumë e mirë që puna më është shpaguar
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka pasur një vit të ëndrrave. Ajo ka fituar këtë vit medaljen e artë olimpike në Tokio, ndërsa është zgjedhur edhe xhudistja më e mirë në botë.
Krasniqi po ashtu ka përfunduar numër një në renditjen botërore në kategorinë deri 48 kilogramë.
Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shkruar se si në 11 nga 14 kategoritë, në vend të parë në renditje botërore janë xhudistë nga Evropa.
Shkrimin e parë ia ka dedikuar Distria Krasniqit që ka përfunduar e para në kategorinë deri 48 kilogramë me 6820 pikë.
“Ndjehem shumë e lumtur dhe krenare me veten që kam përfunduar këtë vit si kampione olimpike dhe numër një në renditje botërore. Është ndjenjë e madhe që puna më është shpaguar”, ka thënë Krasniqi për “EJU”.
Ajo në Tokio kishte mposhtur në finale japonezen Funa Tonaki.
Të shtunën në ceremoninë “Judo Awards”, Distria u zgjodh xhudistja më e mirë në botë për këtë vit, ndërsa trajneri Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë për këtë vit.
Rruga Press