Lajme

Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga  francezja Amandine Buchard.

Distria e ka nisur nga raundi i dytë garën dhe ka marrë një fitore jo edhe aq të vështirë ndaj francezes, Anais Mosdier.

Pejania këtë përballje e ka fituar me ‘ippon’ pas vetëm 1:42 minutave lojë, duke siguruar kalimin tutje.

Në luftën e dytë, xhudistja jonë u ndesh me kundërshtaren nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Edhe në këtë përballje, Distria arriti të triumfojë, por në kohën shtesë me anë të një Waza-ari në një luftë që zgjati plot 6 minuta e 26 sekonda.

Me këto dy fitore, pejania u kualifikua në gjysmëfinale ku u desh të përballet me zviceranen, Fabienne Kocher.

26-vjeçarja nga Kosova fitoi me anë të një Waza-ari dhe pastaj një ‘Ippon’ pas 57 sekondash luftë dhe kështu siguroi finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo më shumë  Kurti priti Ekipin e UNKT-së, temë forcimi i bashkëpunimit zhvillimor

Në finale, Distria u tregua e fortë, por jo mjaftushëm ndaj francezes Amandine Buchard, e cila renditet e para në këtë kategori.

Xhudistja jonë u mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ nga Buchard.

Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë, por ky është një sukses pasi xhudistja jonë ka kaluar nga kategoria deri në 48 kilogramë në 52 kilogramë.

Rruga Press

YouTube player