KryesoreLajme

Diskutohet sot draft-raporti i BE-së, PE kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Në draft-raportin e Parlamentit Europian për Kosovën që diskutohet sot kërkohet heqja e masave të Bashkimit Europian të vendosura në qershor të viti 2023.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave europiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së”, thuhet në draft.

Në draft gjithashtu vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE. Nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interestë palëve.

Në këtë draft raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Europian dhe ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesë. Gjithashtu do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për paqe të NATO-s.

Në raport shprehet mbështetje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përshëndetje emërimi i Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

Lexo më shumë  Socialistët dhe Demokratët Evropianë: Serbia duhet të tregojë përkushtimin e saj strategjik ndaj BE-së

Sa i përket sundimit të ligjit nënvizohet përparimi domethënës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirive, luftës kundër krimit të organizuar dhe funksionimit të ekonomisë së tregut.

Në raport nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë. Dënohen sulmet në Bansjkë e Iber Lepenc dhe kërkohet që kryesit e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë. Në veçanti shprehet keqardhje pse Serbia nuk ka nxjerr para drejtësisë autorët e sulmeve në Basnjëk, përfshirë Milan Radoiçiqin.

Lexo më shumë  Kosova dhe Maqedonia e Veriut me vendkalim të përbashkët kufitar

Autor i draftit është Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin europian. Ky dokument do prezantohet sot në komitetin për politikë të jashtme të parlamentit. Pas amanadamentimit të draftit, i njëjti duhet të miratohet në këtë komitet ndërsa në fillim të verës votohet në seancë planerë kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Europian.

Rruga Press

YouTube player