“Diskriminimin shqiptarëve etnikë në Serbi”, Kurti i shqetësuar për propagandën e pushtetit të Vuçiqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ku ky raport konstaton se pushtetit presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit ka nxituar diskriminimin shqiptarëve etnikë në Serbi.
Sipas kryeministrit kjo diskriminimin i shqiptarëve është duke ndodhur për shkak të propagandës të rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë.
“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Më poshtë mund ta lexonin pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ku i ka evidentuar sjellët e pushtetit të Vuçiqit.
“Në fuqizimin e së djathtës kontribuon edhe fakti se qeveria vazhdimisht dhe drejtpërdrejt nxit tensione ndaj rajonit, demonizon fqinjët e saj, në radhë të parë shqiptarët, përhap frikën për rrezikimin e serbëve në Kosovë (“se po përgatitet një pogrom” ),153 duke nxitur kështu radikalizimin e shoqërisë dhe duke krijuar atmosferë që një marrëveshje me Kosovën të refuzohet”, thuhet në pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Vuçiq është duke i frikësuar me retorik qytetarët.
“Ngjallja e frikës tek qytetarët është konstante e politikës së presidentit Vuçiq, e cila është funksion i “bashkimit” që sipas fjalëve të tij është “më i nevojshëm se kurrë”, thuhet në pjesën e raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e cila është publikuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Twitter.
A worrying report by the Helsinki Committee for Human Rights detailing the authoritarian right's power in Serbia, its spread of false propaganda about the alleged endangerment of Serbs in 🇽🇰, and state-led discrimination against ethnic Albanians in Serbia:https://t.co/eLia3RYKhE pic.twitter.com/eHqVkUGV3Q
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2023
Rruga Press