KryesoreLajme

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në një postim në “X”, Von Cramon ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për diskriminim sistematik të shqiptarëve nga ana e Serbisë.

“Takim i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë pasivizimin e adresave nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo ka shtuar se zbatimi i plotë i të gjitha dispozitave të dakorduara që nga Marrëveshja e vitit 2001 pritet menjëherë dhe mbetet si kusht për Serbinë në rrugën drejt BE-së.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Përveq Von Cranon, përfaqësuesit e Luginës kanë takuar edhe eurodeputeten Isabel Santos dhe eurodeputetin Lukas Mandl.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë,Shaip Kamberi shkroi në “X” se takimi me eurodeputetin Mandl ishte shumë i frytshëm.

“Takim shumë i frytshëm me eurodeputetin Lukas Mandl. Diskutuam për rajonin dhe të drejtat e pakicave. I urova suksese në rizgjedhjen e tij. Bashkëpunimi për drejtësi dhe barazi është thelbësor”, ka shkruar Kamberi.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka shkruar në Facebook se është shumë e rëndësishme që zyrtarët e Bashkimit Evropian të jenë të informuar për abuzimin me të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës dhe të cilësojnë veprimet që janë në kundërshtim me vlerat e tyre.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

“Eurodeputetja Isabel Santos duket se ka një angazhim të fortë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, ka shkruar ai.

YouTube player