KryesoreLajme

Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, senatorët i shkruajnë Blinkenit

Senatorët amerikanë Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i janë drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për ndaljen e diskriminimit dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lajmi është bërë publik nga këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinanai.

Lexo më shumë  Ministri Muja dhe ambasadori Guérot diskutojnë për mundësitë e marrëveshjeve të reja në bujqësi

Në letrën e firmosur nga dy senatorët, theksohet se zyrtarët lokalë kanë faktuar diskriminimin e shqiptarëve nga Beogradi, ndaj kërkohet ndërhyrje për të bërë të mundur që Serbia të respektojë planin 7 pikësh që siguron të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta”, shkruan Sinani.

Lexo më shumë  Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Rruga Press

YouTube player