“Disa portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse”, Karamuço bën deklaratën e fortë
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur sot lidhur me terroristin rus Vladislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai madje i është shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.
Ndër të tjera, bashkangjitur kësaj çështje, Karamuço bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe këtë e ka vërtetuar një raport nga qendra e NATO-s.
“Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here që disa portale sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse. Patjetër, është përmendur në një raport kjo”, tha eksperti.
Rruga Press