KryesoreLajme

“Diplomacia ekonomike në aksion”, Osmani në Katar, thotë se po angazhohet për zhbllokimin e potencialit ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, aktualisht ndodhet në Doha të Katarit, shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të bizneseve kosovare.

Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është krijimi i partneriteteve të reja, rritja e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimi i potencialit ekonomik të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar rolin e diplomacisë ekonomike në këtë iniciativë, duke shprehur përkushtimin e delegacionit për të shtuar investimet në Kosovë.

Lexo më shumë  Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve në Shqipëri kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani mbrëmjen e së dielës në X.

Presidentja Osmani gjithashtu ka shprehur besimin se kjo vizitë do të kontribuojë në avancimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim në Kosovë.

Lexo më shumë  “Reforma Zgjedhore është urgjente, shkoni përtej dy partive kryesore”/ Ambasadorja e BE-së ia thotë në sy Ramës: Korrupsioni në nivele të larta mbetet sfidë reale
YouTube player