Opinion/Aktualitet

Diplomacia e pengmarrjes

Nga Hysamendin Feraj

Diplomacia e pengmarrjes

(Montezuma, e bija, konti i Monte Kristos)

BIJA E MONTEZUMËS:

Babain tim, perandorin e actekëve, e mori peng Cortési. Babai u dorëzua. Masakra shpëtheu dhe perandoria e tij, perandoria jonë acteke, mori fund përgjithmonë. Unë, bija e tij dhe gruaja e pengmarrësit, më duket se e dashuruar me të, përktheja. Dhe shpëtova aq jetë sa munda.

Duket se ky rast i rrallë ka frymëzuar idenë e një konference ndërkombëtare ku Vuçiqi e Kurti do të mbylleshin dhe “nuk do të dilnin pa arritur marrëveshjen”.

Pse nuk do të dilinin? Sepse, që të detyrohen të arrijmë marrëveshjen, do të mbahen në kushte hoteli me shtatë yje? Apo sepse do mbahen aty me dhunë dhe në kushte burgu e torture të padurueshme, si të kidnapuar? A po propozohet zëvendësimi i diplomacisë, siç njihet, me “diplomacinë” e rrëmbimit të udhëheqësëve të ndryshëm shtetëror?

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

MBI TË GJITHA, A GARANTON SUKSESIN E QËLLIMIT?

Aspak.

– Nëse mbahen me dhunë, vendet mund të organizojnë zgjedhje dhe t’i zëvendësojnë. Për revoltën që nxit, ka më shumë gjasë, me zëvendësues më të vendosur se ata. Nëse nuk mbahen me dhunë, do të mund të dilnin pa arritur marrëveshjen.

– Nuk ka precedent:

“Marrëveshja e Oslos” nuk ëshë realizuar në kushtet e pengmarrjes, dhe mbi të gjitha nuk siguroi kurrfarë paqeje mes Izraelit dhe Palestinës. As konferenca e Dejtonit, as konferenca e Rambujesë, nuk i detyronte palët të mos largohen pa arritur marrëveshjen.

– Ka precedentë të shumtë kundër.

Le të kujtojmë vetëm një: marrjen peng të Ibrahim Rugovës nga Millosheviqi. Edhe pse pengu, Rugova, bëri thirrje të mos bombardohet Serbia, bombardimi ndodhi. Ashtu si, edhe pse Montezuma u dorëzua, prapëseprapë Cortési e vrau atë dhe lufta nuk u shmang.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Por bija e Montezumës ende beson ndryshe: nga që e përkthente Cortesin, besonte se ka pakësuar masakrën!

PERSONAZHET:

MONTEZUMA

Cilin e mendon bija si Montezumën ose Rugovën? Kurtin apo Vuçiqin?

Më shumë gjasë ka ta mendojë Vuçiqin, sepse, ashtu si princi Montezuma, në jetën e vet Vuçiqi ka provuar vetëm privilegjet dhe kënaqësitë e pushtetit. A thua, bija të ja ketë me hile Vuçiqit?!

KONTI I MONTE KRISTOS:

Nuk ka gjasë të dorëzohet Albini. Përkundër Montezumës, Albini ngjason më shumë me Kontin e Monte Kristos – në jetën e tij ka provuar lirinë, burgun, torturën dhe pushetin – pa u dorëzuar.

Gjithesi, bija i ka dhënë botës një emërtim udhërrëfyes: diplomacia e pengmarrjes!

Jam kureshtar të di: nga do të ecë bota demokratike?

Rruga Press

YouTube player