BallinaLajme

Dimri zhvesh pyjet, bllokohen katër makina me lëndë drusore

Policia e Lezhës ka bllokuar 4 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për dy mjete tip furgon dhe dy kamionçina të ngarkuara me dru, të cilat u ndaluan në Rubik, Mirditë, Skuraj dhe Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve po transportonin rreth 25 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Lexo më shumë  Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, hap i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasit A. B., 56 vjeç, banues në Thumanë, F. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, K. C., 34 vjeç dhe P. T., 56 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë  Dosja “Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra
YouTube player