Lajme

Dimër siberian në të gjithë Evropën, çfarë e pret Shqipërinë, ngrica e dëborë

Siç dallohet edhe në hartë, me ngjyrë blu të errët janë mbuluar zonat që do të kenë mbizotërim të ngricave. mes tyre është edhe ajo juglindore në Shqipëri, kryesisht Korça e Pogradeci. 

Duket se Europa po hyn në një dimër të thellë në ditët në vijim, pasi dallgët e njëpasnjëshme të të ftohtit do të prekin kontinentin e vjetër, të cilët do të sjellin borë në ultësirat. Mediat greke shruajnë se këto valë do të prekin herë pas here Greqinë. 

Sipas të dhënave të parashikimit, pushtimi i të ftohtit që nis nga e mërkura, 19 janar, nuk do të sjellë reshje dëbore në zonat fushore, me përjashtim të maleve. Reshjet e shiut do të jenë të kufizuara në Egjeun Juglindor dhe përkohësisht në Greqinë Perëndimore. Siç dallohet edhe në hartë, me ngjyrë blu të errët janë mbuluar zonat që do të kenë mbizotërim të ngricave. mes tyre është edhe ajo juglindore në Shqipëri, kryesisht Korça e Pogradeci. 

Lexo më shumë  Stërviten nënoficerët e këmbësorisë me taktika ushtarake e qitje, për ngritje të aftësive luftarake

Në fundjavë, megjithatë, pritet një ndryshim i ri. Ndërsa në vendin tonë do të ketë një zbritje të masave të ftohta. Kjo do të thotë se për disa zona, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, kryesisht në zona me lartësi shumë të ulët, nën 300 metra do të ketë ulje të temperaturave. Moti, ditën e dielë do të jetë përgjithësisht i mirë, pasi moti i keq do të ketë kaluar tashmë pasditen e së shtunës. 

Lexo më shumë  Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan

Një ditë më parë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shkruante se deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa pas të enjtes do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore. Ndërsa të premten do të ketë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit. 

Rruga Press

YouTube player