KryesoreLajme

Dimal Basha: Kuvendi ka kuorum, nuk mund të bllokohet për shkak të një nënkryetari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se Kuvendi është i konsoliduar dhe funksional, pavarësisht se nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Basha tha se me kryetarin dhe katër nënkryetarët aktualë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për të vijuar punën.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe janë vënë në votim dhe asnjëri prej tyre nuk i ka marrë votat. Unë si kryetar kisha dy opsione: ose ta ndaloja punën, ose ta vazhdoja. Vlerësova se Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi ta funksionalizoj Kuvendin,” tha ai.

Lexo më shumë  Mbi 2,8 milionë euro/ Ministria e Infrastrukturës në Kosovë finalizon kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Ai theksoi se ka informuar presidenten Vjosa Osmani për rrjedhën e seancës konstituive dhe për faktin se mbledhja e Kryesisë nuk është mbajtur për mungesë kuorumi, pasi munguan Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

Basha shtoi se një nga arsyet pse ka vendosur ta konsolidojë Kuvendin është edhe presioni i miqve ndërkombëtarë për të shmangur bllokimin institucional.

“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Duhet të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç presin qytetarët. Kemi edhe trysni nga miqtë ndërkombëtarë që puna të vazhdojë,” u shpreh ai.

Lexo më shumë  Mungesë kontrolli, skadenca të padokumentuara dhe spitale pa ilaçe në Shqipëri
YouTube player