KryesoreLajme

Dimal Basha: Autostrada Shkup–Bllacë, hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe integrimin rajonal

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Ai e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin e kësaj kontrate, duke thënë se, ky projekt ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Një lajm qesharak që dëshmon makinerinë gjigande që Veliaj ka vënë në punë për lirimin e tij

‘’Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon’’, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player