Bota

Diktatori i Kremlinit ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore

A ka nevojë diktatori i Kremlinit, Vladimir Putini, për ‘ndihmë urgjente mjekësore’?

Këtë e raporton britanikja ‘Sun’, duke iu referuar kanalit ‘Gjeneral SVR’, që mendohet se operohet nga një person i brendshëm i Kremlinit.

Sipas këtij kanali, Putinit thuhet se i është dhënë ndihmë urgjente mjekësore pasi është prekur nga një sëmundje e rëndë. Ai thuhet se është udhëzuar nga mjekët e tij që të ndalojë daljet e gjata publike.

Autori i ‘Gjeneral SVR’ pohon gjithashtu se kjo është arsyeja se përse konferenca e përvitshme me pyetje dhe përgjigje e Putinit me ‘gazetarët’- në realitet një shfaqje televizive propagandistike- u anulua këtë vit.

Lexo më shumë  Palestinezët kërkojnë mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për anëtarësim të plotë

Thuhet se tirani i Kremlinit vuan nga dobësi, marramendje dhe të përziera. Pavarësisht kësaj, Putini u takua me disa sipërmarrës, inxhinierë dhe shkencëtarë rusë të enjten.

Sa i sëmurë është në të vërtetë Putini?

Në javët dhe muajt e fundit ka pasur spekulime të vazhdueshme për shëndetin e despotit të Kremlinit.

Vazhdimisht është diskutuar për mundësinë e një kanceri. Dëshmitë fokusohen te pamja e tij fizike (fytyra e fryrë, gjoja si rezultat i mjekimit të tij) ose te daljet e ngurta publike- në prill për shembull ai mbahej te tavolina gjatë bisedës me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Lexo më shumë  Përshkallëzohet dhuna ndaj politikanëve në Gjermani, sulmohet anëtarja e partisë së Scholzit

Megjithatë këto raportime nuk mund të provohen në mënyrë përfundimtare. Një gjë është e sigurt: për Putinin, shëndeti i tij ka qenë një prioritet kryesor gjatë viteve të fundit. Aktualisht një ekip mjekësh është gjithmonë në krah të tij.

Putini dëshiron të ruajë pamjen e sundimtarit të pamposhtur për botën e jashtme: videot e dyshimta televizive censurohen, shfaqjet publike shkurtohen- vetëm për të mbuluar problemet e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *