Diktatori i Kremlinit ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore
A ka nevojë diktatori i Kremlinit, Vladimir Putini, për ‘ndihmë urgjente mjekësore’?
Këtë e raporton britanikja ‘Sun’, duke iu referuar kanalit ‘Gjeneral SVR’, që mendohet se operohet nga një person i brendshëm i Kremlinit.
Sipas këtij kanali, Putinit thuhet se i është dhënë ndihmë urgjente mjekësore pasi është prekur nga një sëmundje e rëndë. Ai thuhet se është udhëzuar nga mjekët e tij që të ndalojë daljet e gjata publike.
Autori i ‘Gjeneral SVR’ pohon gjithashtu se kjo është arsyeja se përse konferenca e përvitshme me pyetje dhe përgjigje e Putinit me ‘gazetarët’- në realitet një shfaqje televizive propagandistike- u anulua këtë vit.
Thuhet se tirani i Kremlinit vuan nga dobësi, marramendje dhe të përziera. Pavarësisht kësaj, Putini u takua me disa sipërmarrës, inxhinierë dhe shkencëtarë rusë të enjten.
Sa i sëmurë është në të vërtetë Putini?
Në javët dhe muajt e fundit ka pasur spekulime të vazhdueshme për shëndetin e despotit të Kremlinit.
Vazhdimisht është diskutuar për mundësinë e një kanceri. Dëshmitë fokusohen te pamja e tij fizike (fytyra e fryrë, gjoja si rezultat i mjekimit të tij) ose te daljet e ngurta publike- në prill për shembull ai mbahej te tavolina gjatë bisedës me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Megjithatë këto raportime nuk mund të provohen në mënyrë përfundimtare. Një gjë është e sigurt: për Putinin, shëndeti i tij ka qenë një prioritet kryesor gjatë viteve të fundit. Aktualisht një ekip mjekësh është gjithmonë në krah të tij.
Putini dëshiron të ruajë pamjen e sundimtarit të pamposhtur për botën e jashtme: videot e dyshimta televizive censurohen, shfaqjet publike shkurtohen- vetëm për të mbuluar problemet e tij.
Rruga Press