Diktatorët rrallë shkelin ligjin, sepse nuk kanë nevojë: sa herë kanë vullnetin të bëjnë veprime kriminale, bëjnë më parë ligjin që lejon krimin
Nga Hysamedin Feraj
“Ndiq ndryshimin e ligjeve!”
Diktatorët rrallë shkelin ligjin pozitiv, sepse nuk kanë nevojë: sa herë kanë vullnetin të bëjnë veprime kriminale, bëjnë më parë ligjin që lejon krimin. E kush po i pengon!?
Nürenbergu hitlerianët, apo gjykata shqiptare enveristët për “kafet pa faturë” e deri te Haga millosheviçianët, nuk i ka dënuar pse nuk kishin zbatuar ligjet e veta në fuqi. Dhe të gjithë diktatorët janë mbrojtur me arsyetimin “thjesht po zbatonim ligjin e asaj kohe”.
Ndiq ndryshimin e ligjeve nga Rama, dhe gjyko sipas modelit “Nürenberg-Haag”, me ligjiet e njerëzores dhe demokratikes.
Pra, në rastin e diktatorëve vlen më pak “ndiq paranë!” Vlen edhe më shumë “ndiq nëse vetë ligji i tyre është antinjerëzor, antikombëtar, kriminel” etj., sepse me ligjet që bën diktatori mund të synojë edhe përfitime jo materiale që jep pushteti.
(Mbase te Rama vlen edhe “ndiq paranë!”).
Rruga Press

