Dihotomia e kulluar (post)moderne shqiptare- Me Kurtin apo Ramën?
Nga Roland Amzai
Kjo është një dihotomi më klasike se dihotomia Noli- Zogu, apo “nacionalistët” e “komunistët”.
Është më e kulluar;
Sovranizmi, europianizmi, demokracia dhe antikorrupsioni mënjanë;
Ballkani i Bashkuar, korrupsioni, autokracia dhe ambasadokracia në anën tjetër.
1. Vetëvendosje, populli i Kosovës, pak intelektualë, pak gazetarë.
2. Rama, BDI, PDK, AAK, Nisma, Akr, shoqëri civile KS.
Opozita në Shqipëri ( nuk ekziston).
Opozita në MK (neutrale?)
ASH ? (E mbështeti fillimisht, por a do të vazhdojë mbetet të shihet?!)
LDK përveç fobisë nga albanosfera (e për derivat patologjikisht nuk e duron “Ramën), mbetet të shihet se si do të vijojë?!
Abazoviqi? Dihet punë e tij, por megjithatë mbetet të shihet qëndrimi i deputetëve të rinj.
Në Luginë dihotomia është shumë e pastër gjithashtu.
Z. Arifi është i rreshtuar kryekëput kundër Kurtit, kurse znj. Sinani është besnike e tij.
E mos na hajë mendja se kjo do të kalojë lehtë. Çarje kaq të thella prodhojnë domosdoshmërisht histori.
E tash ;
O me;
1. Kurtin- si qenie kohistorike;
O me;
2. Ramën si objekte fiziologjike.
Duket ekstremiste si qasje. Por në fund, nëse kryeministri shqiptar, si njeriu që do të duhej të ishte ombrellë e kombit dhe jo shkop i tij, nuk kthehet si faktor mbështetës, çarja e tillë do të prodhojë detyrimisht ligjërim “rreshtues”.
Ali Podrimja, poeti i tokës sic më pëlqen ta quaj, ndoshta në këtë rast do ta qëmtonte krejt këtë me vargjet e tij:
UDHËT
Dy udhë ekzistojnë në jetë
Njëra shpie në Kopsht
Në Nevojtore tjetra
Në Kopsht lëviz Gjarpri
Uji i Zi në Nevojtore
E ti miku im i urtë
Zgjidh cilës të shkelësh
Podrimja. A
“Rilindja”, Prishtinë, 1990, “Zari” .
Rruga Press