BallinaLajme

Digjen viktimat myslimane të Covid-19

Sri Lanka tha se trupat e 19 viktimave myslimane nga Covid do të digjen, duke tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar.

Familjarët e viktimave e kanë refuzuar këtë vendim pasi në fenë myslimane nuk lejohet që të digjen trupat,

Që prej muajit tetor Ishulli ka patur një rritje të rasteve me Covid. Numri i personave të infektuar që   nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29,300 dhe 142 të vdekur, raporton aljazeera.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Trupat e viktimave të Covidit në fillim do të konfirmohen nga familjarët dhe më pas do të digjen

Policia bëri të ditur se pesë  prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume.

Sri Lanka ka një popullsi prej rreth 21 milionë banorëve, nga të cilët rreth 10 për qind janë myslimanë.

YouTube player