Lajme

Diell por temperatura të ulëta! Si paraqitet moti për sot

Dita e sotme do të jetë me diell mirëpo të pranishme do të jenë temperaturat e ulëta. Kështu, zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit sipas MeteoAlb. Për pasojë kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat largohen duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Lexo më shumë  Shqipëria shtrenjtohet më tej në 2025, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *