Lajme

Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Kosova
Prej disa ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe gjatë të enjtes duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por orët e mesditës dhe kryesisht pasditja do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Evropa
Veriu i kontinentit do të vijoj në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike paraqitet Europa Qendrore. por me vranësira dhe reshje në formë dëbore do të jetë Lindja e kontinenti. Ndërsa nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *