Lajme

Diell dhe kthjellime sot moti në Shqipëri! Sot temperaturat deri në 17°C, parashikimi i motit

TIRANË– Dita e fundit e javës vjen me mot të mirë. Diell dhe vranësia do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb edhe sot moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Vjenë shpreh nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *