Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, diplomati amerikan në Bruksel, Escobar do të mbajë konferencë për mediat në lidhje me situatën në veri

Ditën e sotme pritet të vijojnë diskutimet në Bruksel në lidhje me një marrëveshje të përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me reciprocitetin e targave.

Në Bruksel gjithashtu ndodhet dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar, i cili ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë një konferencë në orën 15:00 në lidghje me situatën.

Lexo më shumë  Kamberi: Stërvitjet e ushtrisë serbe e cenojnë ndjenjën e sigurisë te shqiptarët në Luginë

Gjatë konferencës Escobar pritet që jo vetëm të diskutojë për situatën e krijuar në veri të Kosovës por do të presë dhe pyetje nga gazetarët.

Escobar do të jetë gjatë kësaj jave në Bruksel pikërisht për të marrë pjesë në diskutimet e kvsaj marrëveshje dhe në miratimin e draftit të përcaktuar me tre pika.

Lajmi kryesor: https://www.rrugapress.al/situata-ne-veri-te-kosoves-vazhdojne-sot-bisedimet-per-targat-ne-bruksel/

Rruga Press

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *