Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviç nisen drejt Brukselit, takohen me Lajçak dhe përfaqësues të BE-së

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mblidhen ditën e sotme në Bruksel për të diskutuar mbi dialogun mes dy vendeve. Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi së bashku me delegacionin  e Serbisë të kryesuar nga drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç do të zhvillojnë takime të ndara me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë që ditën e nesërme delegacionet do të zhvillojnë një takim të përbashkët mes tyre nën udhëheqjen e Lajçak dhe përfaqësuesve të tjerë evropian. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano në takimet do të diskutohen çështjet aktuale si dhe rrugën e vazhdimit të dialogut. Ai është shprehur se dy vendet duhet që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

“Palët janë pajtuar për modalitete të qarta për shqyrtimin dhe zbatimin e vizitave zyrtare dhe kjo marrëveshje nuk do të duhej të politizohej. Vizitat nga të dyja palët duhet të bëhen në atë mënyrë që ndihmon procesin e normalizimit të raporteve dhe kontribon në punën e përgjithshme në kuadër të dialogut. U bëjmë ftesë palëve që të adresojnë dhe zgjidhin të gjitha mospajtimet, përfshirë vizitat zyrtare, në kuadër të dialogut dhe të promovojnë atmosferë e cila është në përputhje me pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në dobi të qytetarëve”, ka thënë Stano.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot dhe nesër do të takojë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Lajcak ka shkruar se janë disa çështje urgjente që duhet të diskutohen me Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin dhe se pret që të gjendet një mirëkuptim i përbashkët.

Takimi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por nuk arriti të kishte rezultate, madje përfundoi në akuza dhe kundër-akuza midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *