Lajme

Dhunoi Petraq Milon, zbardhet dëshmia e oficerit të policisë kufitare: Humba toruan

Efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi që dhunoi Petraq Milon, kryetarin e Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë ka dëshmuar për herë parë pas ngjarjes së ndodhur.

Mediat malazeze shkruajnë se polici kufitar Dragan Shqekiç është shprehur se ka qenë injorimi i Milos ndaj tij dhe oficerëve të tjerë që i kanë shtyrë drejt akteve të dhunës.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

“Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar”,- ka thënë efektivi.

Mësohet se pas marrjes në pyetje, efektivët Shqekiç dhe Boljeviç janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën, në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Lexo më shumë  'Aksi nacional Librazhd-Prrenjas,e izoluar prej 11 ditësh', gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë

Ndërkohë shteti shqiptar nuk ka dërguar asnjë notë proteste drejt Malit të Zi në lidhje me dhunën e ushtruar nga doganierët e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *