BallinaLajme

Dhuna në komisariat, SHÇBA sekuestron kartelat mjekësore të shqiptaro-amerikanit

“Ora News” zbardh detaje të reja nga dhunimi në polici i 29-vjeçarit shqiptaro-amerikan Erald Alimehmeti.

I riu është dhunuar nga 5 punonjës policie, pasditen e 3 nëntorit 2020 në ambjentet e komisariatit nr.2 në Tiranë, të cilët e kanë futur në një dhomë pa kamera ku edhe e kanë dhunuar.

Pas dhunimit, Erald Alimehmeti në orën 11:00 të datës 4 nëntor 2020 është transportuar nga vetë punonjësit e policisë së komisariatit nr.2 në drejtim të Spitalit Ushtarak, me qëllim dhënies e ndihmës mjekësore pasi 29-vjeçari nuk është ndjerë mirë.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Së shpejti do ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend pakon për Reformë në Drejtësi

Ai ka patur marrje mendsh, të vjella dhe gjëndje të fikti, ndaj dhe është çuar me urgjencë në spital.

“OraNews”, mëson se mjekët e spitalit kanë hapur kartelë shtrimi për Erald Alimehmetin, duke e ekzaminuar këtë të fundit me skaner në pjesën e kokës ku kishte dëmtime dhe në pjesën e gjoksit.

Pas këtyre ekzaminimeve, mjekët e kanë trajtuar Alimehmetin me disa medikamente dhe më pas 29-vjeçari është marrë sërish nga policia, pavarësisht se mjekët kanë kërkuar që ai të qëndronte i shtruar në spital.

Lexo më shumë  Vendos Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit i pavlefshëm, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

I gjithë dokumentacioni spitalor dhe kartela e shtrimit të të riut tashmë është sekuestruar nga oficerët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkohë oficerët i kanë marrë dëshminë dhe të dëmtuarit Erald Alimehmeti, i cili u shoqërua në polici për mosvendosje maske dhe më pas u dhunua barbarisht, me argumentin se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Rruga Press

YouTube player