Lajme

Dhuna ndaj të moshuares. Ja veprat penale që rëndojnë mbi infermieret

Pas publikimit në media të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku e një e moshuar është dhunuar brenda saj, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me veprat penale që rëndojnë mbi infermieret.

Sipas policisë, në lidhje me rastin që ka ndodhur të shtunën e 29 tetorit, janë arrestuar tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat  dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarave iu është dhënë masa e arrestit për 48 orë.

Aurona Pelaj, infermierja që ka dhunuar barbarisht një grua në moshë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, është pezulluar nga puna dhe është arrestuar. Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private.

Ndërsa ç’ka e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti se ndërsa një prej punonjëseve ushtron dhunë, koleget e filmojnë e qeshin me të moshuarën e cila shpërthen në lot dhe nuk mund të mbrohej dot, pavarësisht se po përpiqej.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *