BallinaLajme

Dhuna ndaj medias, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve: Turp për Edi Ramën

Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë.

“4 gazetarë janë ndaluar të bëjnë punën e tyre gjatë protestave. Turp për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”,- shprehet  Ricardo Gutiérrez në një reagim në rrjetet sociale, teksa vlerëson qëndrimin e organizatave ndërkombëtare të mediave dhe atyre në Shqipëri kundër dhunës ndaj kolegëve të tyre në Shqipëri.

Lexo më shumë  “U vendos kur qeveriste Saliu dhe Lulashi”, aktivisti jep lajmin në protestë: Një tjetër gardh u hoq në Kakome

Federata Evropiane të Gazetarëve cilësohet si një nga organizatat kryesore për lirinë e medias dhe përfaqëson 320 mijë gazetarë në më shumë se 45 vende të botës.

Kujtojmë se ë dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat.

Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, gjithashtu u ndalua dhe dhunua ndërsa ishte në detyrë.

Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit: Redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medias pranë Sheshit Liria ku po zhvilloheshin protestat. Aldo Mustafa, gazetari lokal i Syri.net TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia.

YouTube player