Dhuna ndaj medias, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve: Turp për Edi Ramën
Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë.
“4 gazetarë janë ndaluar të bëjnë punën e tyre gjatë protestave. Turp për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”,- shprehet Ricardo Gutiérrez në një reagim në rrjetet sociale, teksa vlerëson qëndrimin e organizatave ndërkombëtare të mediave dhe atyre në Shqipëri kundër dhunës ndaj kolegëve të tyre në Shqipëri.
Federata Evropiane të Gazetarëve cilësohet si një nga organizatat kryesore për lirinë e medias dhe përfaqëson 320 mijë gazetarë në më shumë se 45 vende të botës.
Kujtojmë se ë dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat.
Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, gjithashtu u ndalua dhe dhunua ndërsa ishte në detyrë.
Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit: Redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medias pranë Sheshit Liria ku po zhvilloheshin protestat. Aldo Mustafa, gazetari lokal i Syri.net TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia.