Lajme

Dhuna barbare ndaj politikanit serb, PD: Mosreagimi i Ramës, heshtje për të mbuluar krimin

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka folur në emër të Partisë Demokratike në Shqipëri lidhur me dhunimin barbar të politikanit serb, Nikolla Sanduloviq pasi bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari. Bumçi thotë se dhunimi i opozitarit serb është një akt i shëmtuar politik ndërsa shprehet se fakti që qeveria shqiptare nuk ka reaguar evidenton se nuk dënon kriminalitetin dhe se qëndron kah qasjes serbe.

Ndër të tjera Bumçi thotë se pas sulmit barbar të Sanduloviqit qëndron Aleksandër Vuçiq.

“Masakrimi i opozitarit serb Sanduloviç, kundërshtar iserbomadhit Aleksander Vuçiç, nga falanga të pushtetit të krimittë Beogradit është një akt i shëmtuar politik. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të dhunës shtetërore. Dhuna e verbër, antishqiptare dhe antiopozitare, për arsyen se Sanduloviç ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë, dhe ka vendosur lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz, është një kambanë alarmi për shtysat e verbëra nacionaliste në rajonin tonë. Faktin që dhunën e ushtrojnë segmente shtetërore, dhe se ndërmjet tyre është edhe terroristi Mihail Radojçiç, i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë, dëshmojnë përfshirjen direkte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ne kete akt barbarie.

Faktin që presidentin serb dhe agjendat e tij i mbështet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe se për incidentin nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e Tiranës, është në vetvete një heshtje kriminale për të mbuluar krimin. Edi Rama, me të gjitha mjetet dhe format, është sot një dhunues serial i opozitës, dhe çdo dhunë kudo në botë që godet kundërshtarin politik vetëm e gëzon.

Dhuna e egër kundër kreut të Partisë Republikane serbe ndodh kur opozita në Beograd është në këmbë kundër manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi i Vuçiç. Një regjim që bën gjithçka për të heshtur opozitën me intimidime, dhunë, vjedhje zgjedhjesh apo përçarje. Një skenar që e shohim në Tiranë prej vitesh tashmë, dhe që kulmoi me arrestimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha.Fytyra e vërtetë e regjimeve që vjedhin zgjedhjet shfaqet nëpërmjet dhunës dhe linçimit të kundërshtarit. Ngritja sa më parë kundër regjimeve të tilla është detyrë kombëtare.”- thotë Bumçi.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player