Lajme

Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë, çfarë terreni krijon amnistia fiskale

Dhoma Amerikane e Tregtisë e sheh nismën e amnistisë fiskale si një rrezik për pastrimin e parave të pista me burim krimin dhe evazionin fiskal.

“Krijon terren për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal”, tha Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Një tjetër pikë që Enio Jaço, kreu i Dhomës Amerikane nënvizoi si dëmtuese të klimës së biznesit është dhe deformimi i konkurrencës në treg nëse nisma miratohet: barra fiskale për subjektet që kanë shkelur ligjin duke fshehur të ardhurat është 7% ndërsa bizneset e ndershme kanë një ngarkesë taksash prej 40% të të ardhurave.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Deformohet konkurrenca mes bizneseve që paguajnë rregullisht taksat dhe atyre që fshehin të ardhurat”, theksoi Jaço.

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi qeverisë reflektim edhe në luftën kundër korrupsionit dhe reformim të plotë të sistemit të prokurimeve.

“Duhet të ketë të dhëna Open Data për bizneset që fitojnë prokurimet publike, lidhjet mes tyre dhe lidhjet mes zyrtarëve. Mbase pak radikale, por duhet duke pasur parasysh situatën ku ndodhet”, u shpreh Jaço.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Indeksi i Klimës së Biznesit që publikon çdo vit Dhoma Amerikane është përkeqësuar gjatë 3 viteve të fundit. Bizneset e këtij komuniteti kërkojnë që ekzekutivi të mos ndryshojë shpesh ligjet fiskale, duke marrë shkas nga nisma e re për ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *