Lajme

Dhjetëra turistë në manastirin e Zvërnecit, ankesa për mirëmbajtjen

Moti i mirë që ka mbizotëruar në Vlorë përgjatë javës së parë të janarit, ka sjellë vizitorë të shumtë në qytet por edhe në pikat turistike si Manastiri i Zvërnecit.

Vizitorët shprehen se ky është një vend i qetë, një vend fetar i rëndësishëm por edhe një atraksion turistik i cili vlen të vizitohet në çdo muaj të vitit”

“Kemi ardhur për kohën e bukur, ditët e pushimit shijojmë familjen. Manastiri është vend i mrekullueshëm është e dyta ditë sot, kam ardhur edhe dje kishte në shumë njerëz , pse jo meqë është vend i shenjtë edhe ndonjë qiri dhe një falje më afër zotit”, tha një vizitore.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Kemi ardhur nga Gjakova me pushime në Vlorë, kam ardhur të vizitoj edhe kishën këtu dhe jam i kënaqur. Hera e parë, shumë bukur”, tha një vizitor nga Gjakova.

Ndërsa pranojnë se Manastiri është një vend i bukur disa qytetarë kosovar theksojnë se duhet mirëmbajtur.

“Jam nga Juniku, është hera e parë që vij por kjo godina nuk ishte e lyer është e lënë pas dore, duhet Bashkia, apo kush e ka në dorë ta rregullojë sepse është një vend shumë i bukur atraktiv, turistik, mahnitës por kjo godinë e pandërtuar nuk të lë diçka të bukur”, tha një vizitor.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Vijmë nga Gjakova, hera e dytë që vijmê dhe na ka lënë shumë përshtypje. Manastiri shumë bukur por duhet mirëmbajtur më shumë, duhet kujdesi te ne vizitorët”, tha një turiste nga Gjakova.

Turistët e shumtë në numër, urojnë një për vit të ri, pa pandemi, në mënyrë më që të shëtisin dhe vizitojnë sa më shumë vende./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *