Bota

Dhjetëra njerëz mbesin të bllokuar në tunel mes Francës dhe Britanisë

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra brenda një tuneli, pasi një tren nga Calais në Folkestone dukej se ishte prishur.

U shfaqen pamjet që tregojnë pasagjerët duke u evakuuar përmes një tuneli emergjent.

Ata u transferuan në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.

Le Shuttle tha se alarmet e trenit u ndalen dhe kjo duhej të hetohej.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

“Ishte si film. Ne thjesht po ecnim në humnerë duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. Ne gjithë duhej të qëndronim nën det, në një radhë të gjatë”, ka thënë Sarah Fellows, 37-vjeçare, nga Birmingham për agjencinë e lajmeve PA pas incidentit të martën në mbrëmje. “Kishte një grua që qante në tunel, një grua tjetër kishte një atak paniku e cila po udhëtonte e vetme”.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Le Shuttle e cila transportonte automjete përmes tunelit, ka shkruar në Twitter se treni ishte jashtë shërbimit, por më vonë i ka thënë BBC-së se treni nuk ishte i prishur porse i ishin fikur alarmet dhe duhej hetim për këtë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *