Bota

Dhjetëra emigrantë të arrestuar në Poloni pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia

Polonia deklaroi të mërkurën se disa emigrantë janë grumbulluar pasi kanë arritur të thyejnë barrierat me tela dhe me gjemba për të kaluar kufirin nga Bjellorusia dhe për të hyrë në territorin polak.

“Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar më shumë se 50 persona pranë Bialowieza pasi kaluan kufirin ilegalisht”, tha për AFP zëdhënësi i policisë rajonale, Tomasz Krupa.

Lexo më shumë  Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

Ai shtoi se ishin të përfshirë dy grupe të veçanta emigrantësh, ndërkaq disa prej tyre arritën të arratiseshin pasi u arrestuan.

Ndërkohë, dimensioni ndërkombëtar i krizës ka vazhduar të zgjerohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin që të ndërhynte në këtë situatë, duke u ankuar për “orkestrimin e emigrantëve kundër Bashkimit Evropian”.

Bjellorusia dhe Rusia iu kundërpërgjigjën sërish akuzave të tilla, derisa Minsk akuzoi BE-në dhe Perëndimin për “provokim” të bllokimit kufitar.

Lexo më shumë  Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *