Lajme

Dhëmballa s’e la të fliste për Teatrin; ambientalisti ndjek ‘këmba-këmbës’ Pandeli Majkon për tjetërsimin e Butrintit

Ambientalisti Sazan Guri ishte pjesë e protestës së aktivistëve, kundër votimit të pritshëm sot në Kuvend, që Butrinti t’i jepet me koncension një fondacioni shqiptaro-amerikan.

Në një moment, teksa në Kuvend po hynte Pandeli Majko, Guri ka nxituar për t’i kërkuar reagim socialistin, që u fut në parlament pas arrestimit të Alqi Bllakos.

Në disa raste Majko ka treguar vullnet të ndryshëm nga ai i grupit të PS-së, dje kjo duket se ka shtyrë edhe Gurin që të kërkojë prej tij një reagim për çështjen e Butrintit. Në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Majko tha se nuk mund të fliste për shkak se kishte pasur një operacion në gojë.

Lexo më shumë  Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Por deputeti socialist nuk është ndalur për të dëgjuar ambientalistin, pasi e ka pasur me nxitim që të hynte në seancën plenare, në fund të të cilës, me forcën e kartonit mazhoranca do ta kalojë menaxhimin e një pasurie kombëtare si ajo e Butrintit në dorë të një fondacioni privat.

Në krye të fondacionit sipas aktivistëve, qëndron një shqiptarofob, i cili Butrintit e konsideron një qytetërim grek dhe jo ilir.

Lexo më shumë  Fabrika e municionit mund të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, paralajmëron Maqedonci

Me dhënien e këtij koncensioni, që u mbajt për një kohë të gjatë sekret, pritet të dyfishohet çmimi i biletës për turistët që duan të vizitojnë parkun, si dhe të operojnë biznese fitimprurëse brenda rrethimit të zonës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *