Lajme

Devijimi i Lanës, banorët në protestë kundër projektit

Projekti për devijimin e lumit Lana rrezikon shembjen e qindra shtëpive duke lënë jashtë rreth 600 familje. Banorët hedhin akuza se projekti është devijuar për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve të kompanisë së Edmond Begos, ndërsa Bashkia ka marrë vendime pa u konsultuar me banorët.

Devijimi i lumit Lana dhe rehabilitimi i tij në krahun e majtë, është projekti i cili pas Unazës së Madhe, rrezikon shembjen e qindra shtëpive të tjera duke lënë pa strehë rreth 600 familje të kësaj zone. Banorët hedhin akuza se projekti është devijuar qëllimisht, pasi sipërfaqja përreth do të kthehet në terren për ndërtim pallatesh nga kompania e Edmond Begos, mikut të Taulant Ballës, ndërsa lejet miratohen nga Bashkia e Tiranës, pa u konsultuar fillimisht me banorët.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Projekti për rehabilitimin e Lanës parashikon spostimin e shtratit të tij, nga zona ku kalon aktualisht drejt shtëpive të banorëve, duke lënë në qiell të hapur familjet e kësaj zone, ndërsa ky është projekti i vitit 2013, sipas të cilit do të shembeshin vetëm 30 banesa.

Edmond Bego, njihet në Shqipëri si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe me mbështetje të madhe politike, ndërsa në Itali rezulton i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. I njohur për miqësinë e ngushtë me Taulant Ballën, Bego, ka futur duart edhe në fondet publike, ku sipas disa dokumenteve të publikuara nga opozita ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat e shtetit, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë./Syri.net/

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *