Lajme

DETAJET/ Turistët po ktheheshin në Shkup nga Stambolli, 7 u hodhën nga dritaret

BULLGARI– 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, ndërruan jetë kur një autobus që transportonte qytetarët shqiptarë të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup pas një vizite në Stamboll. Shtatë persona kanë shpëtuar duke u hedhur nga dritaret e autobusit që digjej.

Autobusi maqedonas ka hyrë në Bullgari mbrëmë në orën 21:00 nga vendkalimi kufitar “Kapitan Andreevo”. Ai ka udhëtuar përmes autostradës “Trakia”, e më pas përmes autostradës “Struma” deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të pikës kufitare Gjueshevë, nga ku është dashur të largohet nga Bullgaria.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Dy gra dhe dy burra mbijetuan dhe u dërguan në spitalin Pirogov në Sofje.

Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *